ATSH/ Në muajin janar 2021, aksidentet rrugore në 80% të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Instituti i Statistikave (INSTAT) bëri të ditur sot, se numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grupmosha 25–34 vjeç, duke zënë 28 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas INSTAT, aksidentet në këtë grupmoshë janë rritur me 45,8 %.

Gjatë këtij muaji të parë të viti 2021, aksidentet rrugore në mbi 15 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

e.xh//a.a/