Kjo buzëqeshje, nuk është gjë tjeter veçse dhëmbët e bardhë me fasetat emax që secili prej nesh mund t’i ketë.
Gjithmonë kemi parë yjet e hollivudit me një buzëqeshje, e realizuar nga metoda Veneers Emax. Kjo metodë bëhet për arsye estetike, por buzëqeshja hollivudiane mund të shmangë edhe disa probleme dentare si dhembet e thyer, njollat në dhembë etj. I ftuar në emisionin Shëndet+, stomatologu Besnik Sadikaj ka folur rreth problemeve të dhëmbëve dhe higjenës duke thënë se;
“Veneers Emax është ndryshe buzëqeshja hollivudiane… Sot është kthyer në një trend pasja e dhëmbëve të bukur, të bardhë, të mëdhenj, panoramikë. Që të gjitha këto përfshihen në këtë buzëqeshje. Fasetat sot janë kthyer në një trend, sepse kur një njeri ka dhëmbë të shëndetshëm dhe do t’i ketë ato të bukur, mënyra është duke pasur fasetat. Për t’i realizuar, jemi të detyruar ta prekim dhëmbin duke ndërhyrë, por prekja është minimale dhe ky është avantazhi kryesor që këto kanë”, – u shpreh stomatologu Besnik Sadikaj.


























