Nënkryetarja e Komisionit të Integrimit, Senida Mesi u shpreh se “Shqipëria i ka plotësuar kushtet e vendosura nga Brukseli dhe se për herë të parë të 27 vendet e BE nuk kishin asnjë kundërshti”.

Në një intervistë televizive Mesi tha se, “Shqipëria vazhdon dhe ndjek reformat. Vjet për herë të parë u futën në shumë detaje deh pjesa e Brukselit, duke specifikuar edhe prioritetet, që mua mu dukën si klauzolë shtesë për t’u zvarritur. Këtë vit duket sikur problemi është Maqedonia e Veriut”.

Sipas saj, “për Shqipërinë është hera e parë që 27 vende të BE dakordësojnë që të gjitha ato objektivat janë realizuar, nuk ka asnjë pengesë de jure dhe teknike, por vendimi nga Unioni është politik”.

“Mos harroni që gjatë 2 apo 3 viteve të fundit kanë pasur dhe ata zgjedhjet e tyre, Europa po bëhet gjithnjë e më shumë populiste, axhenda e tyre e brendshme kombëtare është shumë më shumë nacionaliste, për pjesën e zgjerimit dhe integrimit të Ballkanit Perëndimorë nuk do të ishte një axhendë fituese për partitë politike që kandidojnë në vendet e BE”, tha Mesi.

Ajo theksoi se, “konfliktin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që u përdorën si argument për mos caktimin e një date për Konferencën e Parë Ndërqveritare, ishte një pretekst”.