Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë kryer 1,340,339 vaksinime në gjithë vendin.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila publikoi mbrëmjen e së martës shifrat e vaksinimit në total deri ditën e sotme.
Ndërkohë, ministrja informoi se vetëm ditën e sotme janë kryer 9585 vaksinime.
Mbrëmjen e djeshme mbërritën në aeroportin “Nënë Tereza” 44,460 doza të vaksinës Pfizer duke e çuar në 1,845,660 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri.
Muaji gusht do të jetë muaj i hapur i vaksinimit për të gjitha grupmoshat +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqendruar duke u paraqitur me kartën e identitetit.
Për të pamundurit, njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të jenë kudo në territor për t’ju dhënë mundësinë e kryerjes së vaksinimit ndaj COVID-19 pa asnjë kufizim


























