Pasi vrau mendjen gjatë, presidenti francez Emmanuel Macron emëroi si kryeministre ministren e Punës, Elisabeth Borne. Është hera e dytë që një grua merr këtë post, dhe Borne nevojitet sidomos për manaxhim krizash.

Emërimin e saj si kryeministre Elisabeth Borne ia dedikoi „të gjitha vajzave të vogla” të Francës, të cilave ajo u tha „ta çojnë rrugën e tyre deri në fund”. Ajo çka është normale në shumë vende të Europës, vazhdon ende të tërheqë vëmendjen në Francë: Ministrja e punës në qeverinë e Macronit është gruaja e dytë, që emërohet kryeministre e vendit. 30 vjet më parë, ka qenë Edith Cresson ajo që e morri këtë post, në kohën kur president ishte Francois Mitterand, dhe duke folur tani për gazetën e së dielës, “Journal de Dimanche” ajo tha me hidhërim për përvojën e saj: „Nuk është vendi maskilist, është klasa politike”.

Pse Elisabeth Borne?

Franca e viteve 1990, nuk krahasohet me Francën e Emmanuel Macronit, i cili që gjatë fushatës elektorale bëri të ditur se do patjetër që postin e kryeministrit ta marrë një grua. Elisabeth Borne-s, nuk do i duhet më të që të konfrontohet me rezistencën dhe mungesën e respektit të asaj kohe. Po pse iu desh presidentit koha rekord prej tri javësh, për të emëruar më në fund kryeministren? Gjatë kësaj kohe qarkulluan gati një duzinë emrash të tjerë, duke filluar që me shefen e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, ministren e Mjedisit, zëvendëskryetaren e Asamblesë së Përgjithshme dhe një seri politikanesh të tjera.Në fund Macron vendosi të emërojë një grua që vlerësohet si teknokrate, që ka shumë përvojë me aparatin qeveritar dhe që është aq pak karizmatike dhe komunikuese, sa që nuk ia vjedh shown presidentit, siç tha me ironi për televizionin LCI, Ruth Elkrief Doyenne duke folur mes komentatoreve televizive franceze për marrjen e postit nga Borne.

Popullsia rurale ndihet e lënë pas dore nga kultura dhe diskutimi që bëhet në qytete dhe në shtetin më të shtrenjtë social të Europës, tek shumë francezë sundon thellë ndjenja e padrejtësisë sociale. Presidenti ka premtuar qeveri për të gjithë francezët. Por është kryeministrja e re, që duhet të kujdeset në llumin e së përditshmes që reformat e tij të zbatohen dhe që vendi të mos përçahet edhe më shumë./DW

Top Channel