Astronomët kanë gjetur një planet të madh që rrotullohet rreth një ylli, i vendosur rreth 280 vite dritë nga Toka. Madhësia e planetit të sapo zbuluar, i quajtur TOI 5205b, ka bërë që studiuesit ta quajnë atë “planeti i ndaluar”.

Planeti u vu re nga studiuesit duke përdorur Satelitin Transiting Exoplanet Survey të NASA-s. Shkencëtarët thonë se eksoplaneti rrotullohet rreth një ylli të vogël të kuq të quajtur TOI-5205, i cili është rreth 40% e madhësisë dhe masës së diellit tonë, dhe rreth 3,127 gradë Celsius në temperaturë krahasuar me mesataren e nxehtësisë së diellit.

Astronomët kanë gjetur disa planetë gjigantë me gaz që rrotullohen rreth yjeve më të vjetër, por TOI 5205b është planeti gjigant i parë me gaz që gjendet rreth një ylli me masë të vogël. Zbulimi i sistemit planetar sfidon teoritë mbi formimin e planetit. Yjet formohen nga retë masive të gazit dhe pluhurit në hapësirë.

Materiali i mbetur nga formimi i yjeve rrotullohet rreth yllit dhe krijon një disk rrotullues ku lindin planetët. Studiuesit duan të vëzhgojnë planetin në të ardhmen duke përdorur teleskopin hapësinor James Webb , i cili mund të zbulojë nëse TOI-5205b ka një atmosferë dhe të zbulojë më shumë nga sekretet se si u formua.

/rtsh.al/