Kryeministri Edi Rama ditën e dytë të vizitës në Greqi e ka nisur me Kryetarin e parlamentit grek, Konstandinos Tasoulas.

Ai i dhuroi një shishe vere dhe libër.

“Kjo është pasi zihen deputetët në parlament dhe kur shkoni në darkë në shtëpi, është shumë e mirë. Ky është një libër, autoren e kemi këtu, është përkthimi në greqisht”, tha Rama.

Tasulas pasi i uroi mirëseardhjen delegacionit shqiptar, vlerësoi miqësinë mes dy vendeve dhe urat lidhëse mes dy popujve, siç janë minoriteti grek në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi.

Tasulas përsëriti qëndrimin e Greqisë për mbështetjen e vendit në Bashkimin Europian, ku siç tha ai, vendet anëtare gëzojnë benefite.

Rama e falënderoi për pritjen dhe vlerësoi rolin e Greqisë në rrugën euroiane të Shqipërisë.tch