Në 2024-ën, pagat e mësuesve do të rriten me 23 deri në 36% në varësi të pozicioneve të tyre, përvojës dhe kualifikimeve. Lajmin e ka bërë me dije Ministrja e Arsimit, Evis Kushi e cila sqaroi se paga e mësuesve të shkollave 9-vjeçare do të jenë deri në 95 mijë lekë e 550, ndërsa për arsimin e mesëm, të lartë, do të jenë 106 mijë e 800 lekë.
Kushi bëri me dije se janë 36 mijë e 570 mësues që do të përfitojnë nga kjo rritje e pagave.
“Mësuesit në fokus të vëmendjes sonë. Investime në infrastrukturën arsimore dhe shpërblimi, vlerësimi më i mirë ndaj mësuesve.
Në fillim të këtij mandati u angazhuam për rritje 40% të pagave.
Vitin e ardhshëm nga 23-36 % rritje e pagave të mësuesve në varësi të pozicioneve të tyre, përvojës dhe kualifikimeve. Paga e një mësuesi të një shkolle 9-vjeccarëe do jetë deri në 95 mijë e 550, për arsimin e mesëm e të lartë do jetë 106 mijë e 800 lekë paga bruto. Janë 36 mijë e 570 mësues në gjithë Shqipërinë që do përfitojnë nga kjo rritje e konsiderueshme e pagave”, tha Kushi, teksa njoftoi gjithashtu dhe rritjen e pagave për pedagogët me 30%.
“Pagat për pedagogët do rriten me 30% ku 20% do mbulohet nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër nga të ardhurat e vetë institucionit”, tha Kushi.rtsh.al



























