Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka vizituar sot në Delvinë Xhaminë e Gjin Aleksit, e vetmja në botë që ka emër të krishterë.

Pëmes një postimi në rrjete sociale ministrja thekson se Xhamia e Gjin Aleksit është një objekt i rrallë, dëshmi e bashkëjetesës fetare të shqiptarëve.

POSTIMI I PLOTË I MINISTRES

Sot vizitova Xhaminë e Gjin Aleksit në Delvinë, e vetmja xhami në botë që ka emër të krishterë.

E ndërtuar mbi rrënojat e një manastiri bizantin, kjo perlë e arkitekturës, me vlera të rralla të trashëgimisë sonë kulturore, ka në oborrin e saj një xhami, një kishë dhe një teqe, si dëshmia më e gjallë e bashkëjetesës kulturore dhe fetare të shqiptarëve.