Produktet lokale të certifikuara ishin tematika e vizitës studimore të organizuar në Portugali në kuadër të një prej modeleve pilot të planifikuara nga GIZ Albania.
Gjatë kësaj vizite, 5 prodhues lokalë shqiptarë, të regjistruar sipas skemave të cilësisë, apo në proces regjistrimi, u takuan me bizneset homologe në Portugali për të zgjeruar më tepër njohuritë mbi mënyrën se si produktet kanë aksesuar tregun dhe rëndësinë e brandimit të këtyre produkteve.
Përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si dhe nga Mnistria e Financave dhe Ekonomisë patën mundësinë që të shkëmbejnë eksperiencat me institucionet partnere në Lisbonë, por gjithashtu të njiheshin me skemat mbështetëse apo me mekanizmat e kontrollit lidhur me këto produkte.atsh



























