Jozi ka folur më tepër për marrëdhënien e tij romantike me Loredanën, e cila nisi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

 

Gjatë një interviste në “Wake UP” ai u shpreh se është mërzitur që Loredana ka hequr unazën, e cila në shtëpi ishte simbol i lidhjes së tyre.

 

“Unaza nuk është ajo që më mban të lidhur me Lorin. Në shtëpi e kam unazën, unë e harroj shpesh sepse nuk jam mësuar. Tani e harroj shpesh. U mërzita kur Loredana e hoqi unazën, u mërzita shumë.

 

Dasma me Lorin kujtim i paharrueshëm. Dasma është kapaku i gjërave. Nuk i dihet si shkojnë gjërat por është krijuar ai pëlqimi, por mbetet për tu parë jashtë për tu njohur. Do t’i kisha ftuar ata që kisha edhe aty brenda në dasëm. Divanin blu nuk do ta kisha ftuar”, tha ish-banori.

 

Sa i përket deklaratës që dëshiron që Danja të fitojë BBV, ai u shpreh se ajo është një lojtare e fortë, duke zbuluar gjithashtu më tej rreth marrëdhënies që ka pasur edhe me Valbonën.

 

“Danja është lojtare shumë e mirë, meriton shumë e kam thënë atë pjesën e Lorit për shkak se nuk u ndjeva edhe mirë për atë thyerjen e kutisë pasi ajo nuk besoi atë që i kisha thënë dikur në marrëdhënien time me Valbonën, ajo e theu dhe nuk priti ta merrte vesh jashtë.

 

Valbonën gjithmonë e kam cilësuar shoqen time, nuk e kam parë kurrë me atë shikimin tjetër. Njiheshim pak, pastaj aty në shtëpi jemi afruar, ka kontribuar në qëndrimin tim në shtëpi. Neve na lidh një shok i përbashkët, Valbona e ka si vëlla, ky na ka lidhur me njëri-tjetrin”, tha Jozi.

 

Top Channel