Shumë njerëz mendojnë se të hash ushqim ndërkohë që qëndroni në këmbë nuk është diçka për të shqetësuar.
Në fund të fundit, shumë persona e shohin si një mënyrë për të qenë më aktivë dhe për të bërë edhe më tepër hapa.
Por a ndikon kjo mënyrë të ngrëni në procesin e tretjes së ushqimit? AgroWeb.org ju njeh me të mirat dhe të këqijat e këtij zakoni.
Përfitimet e të ngrënit në këmbë
Për disa njerëz, qëndrimi në këmbë gjatë ngrënies mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të refluksit të acidit.
Refluksi i acidit ndodh kur presioni i shtuar në stomak bën që përmbajtja e stomakut të kthehet në ezofag. Kjo shkakton një ndjesi djegieje në mes të gjoksit (urth) ose në fyt, shije të thartë në gojë dhe gromësira.
Rreziku i refluksit acid rritet kur shtriheni direkt pas ngrënies, sepse në këtë pozicion ushqimi dhe acidi mund të rrjedhin lehtësisht nga stomaku në fyt.
Në të kundërt, pozicioni në këmbë ushtron më pak presion në stomak. Kjo do të thotë se është më pak e zakonshme që të ndodhë refluksi.
Nga ana tjetër, sa më gjatë të përtypeni, aq më pak ka gjasa që të hani më tepër ushqim.
Pra, sa e keqe është në të vërtetë të hani në këmbë?
Në fund të fundit, është zgjedhja juaj të uleni apo të qëndroni në këmbë.
Megjithatë ajo çfarë është më e rëndësishme është të jeni “të vëmendshëm” gjatë ngrënies dhe të jeni në harmoni me atë që trupi juaj ka nevojë./AgroWeb
Top Channel



























