ATSH/ Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony J. Blinken foli dje me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

“Sekretari dhe Kryeministri u konsultuan në lidhje me ofertën e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s për të strehuar përkohësisht afganët në nevojë”, njoftoi për bisedën zëdhënësi Ned Price.

Sekretari Blinken po ashtu falënderoi kryeministrin Rama për vijimin e traditës krenare të Shqipërisë për strehimin e njerëzve në nevojë.

“Sekretari dhe Kryeministri ripohuan partneritetin e ngushtë midis dy vendeve”, tha Price.

Në vend pritet të mbërrijnë afganë që largohen nga vendi i tyre ndërsa autoritetet kanë marrë masa për strehimin. /j.p/