Edmond Perdoda, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore është arrestuar nga policia në “Lalm të Ri” në Lezhë.
39-vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Në banesë janë sekuestruar një kallashnikov, municion luftarak dhe një sasi baruti.
Ai është dënuar më parë në Greqi , për veprën penale “Vrasja”, dhe në Shqipëri për armëmbajtje pa leje dhe shkatërrim prone.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë lëshoi urdhër ndalimi ndaj tij, pasi dyshohet se në bashkëpunim me vëllanë e tij Aleksandër Perdoda vranë me armë zjarri shtetasit Kol Murranin dhe Preng Simonin në vitin 2020, pas një konflikti pronësie.
Kujtojmë se Aleksandër Perdoda u arrestua pak ditë pas vrasjes.
Top Channel


























