Në një postim në rrjetet sociale, Ministria e Brendshme bën të ditur se janë 100 kuota të lira të cilat janë të disponueshme për të gjithë ata/ato që kanë interes të studiojnë për të qenë pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit.

Aplikimet do të jenë të hapura nga data 30-korrik-4 gusht 2024. Kriteret e aplikimit dhe detajet e tjera janë publikuar në faqen e internetit “Ualbania.al”, seksioni Fakulteti i Akademisë së Sigurisë. Mestarja duhet jo më e vogël se 6.5, ndërsa programi i studimit është “Siguria dhe hetimi”.

Kriteret e parashikuara janë që të ketë shtetësi shqiptare; Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, struktura të tjera të sigurisë kombëtare, apo të jetë larguar nga shërbimi civil. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar. Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën. Të ketë kryer arsimin parauniversitar brenda ose jashtë vendit, të njohur ose ekuivalentuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur. Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi, apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje. Të ketë filluar procedurat për tu pajisur me dëshmi të aftësisë për drejtimin e automjetit të tipit “B”. Të jetë pajisur me vërtetimin e besueshmërisë. Te këtë notën mesatare të shkollës së mesme dhe provimeve të maturës jo më pak se 6.5. Të jetë në moshën jo më shumë se 25 vjeç në ditën e fillimit të vitit akademik. Të ketë gjatësinë trupore jo më pak se 170 cm për meshkuj dhe jo më pak se 160 cm për femra.

Aplikantët duhet të gëzojnë shëndet të plotë dhe nuk duhet të jenë bartës të sëmundjeve kronike, apo të sëmundjeve, të cilat mund të përsëriten. Aplikantët nuk duhet të jenë përdorues të lëndëve narkotike; Aplikantët duhet të gëzojnë shëndet normal të organeve të brendshme në Hematologji, Onkologji, Gastroenterologji, Nefrologji, Endondokrinologji, Imunologji, Reumatologji, Angiologji, si dhe të mos kenë probleme hormonale në drejtim të Gjinekologjisë. Aplikantët të mos jenë bartës të virusit HIV, hepatitit B dhe SST (sëmundje seksualisht të transmetueshme), të mos kenë kaluar apo të mos vuajnë nga sëmundje të tjera të zemrës, veshkave, hepatike, pulmonare, neuropsikiatrike, sistemit lokomotor (sistemit kockor dhe të lëvizjes).

Pikët e përgjithshme për konkurrim janë 100% e totalit, ose 100 pikë. 50% e totalit të pikëve i takojnë notës mesatare të viteve të studimit të shkollës së mesme dhe provimeve të maturës shtetërore. 50% e totalit të pikëve i takojnë rezultateve të konkurseve të pranimit, konkretisht: Vlerësimi nga testi fizik – 30 %. Vlerësimi nga intervista me gojë – 20 %. c) Kandidati i nënshtrohet tetsimit psikologjik me konkluzionin kalues/jokalues.