Policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e dy personave që udhëtonin me këtë automjet.
Këta dy të fundit janë dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Ndërkaq, mësohet se, dy shtetas të tjerë ndodhen ende të bllokuar brenda në mjet dhe po punohet për nxjerrjen e tyre.
Elbasan /informacion paraprak
Rreth orës 09:10, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, vendi “Kthesa e Murrashit” , ka dalë një mjet nga rruga dhe për pasojë ka rënë në Lumin Shkumbin. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë Elbasan dhe shërbimet e zjarrfikseve dhe po punohet për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit dhe të pasagjerëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



























