Një aksident është regjistruar sot rreth orës 2:30 minuta të orëve të para të ditës në afërsi të poliklinikës qendrorë te qytetit të Vlorës përgjatë bulevardit Ismail Qemali.

 

 

Si pasojë e përplasjes automjeti është përfshirë nga flakët.

 

Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka dalë nga makina para se mjeti të përfshihej nga flakët.

 

 

Drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime të lehta nga përplasja dhe është shoqëruar në spital, ndërkohë që hetimet vijojnë.

 

Top Channel