Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Kripës, në autostradën Levan -Vlorë. Një makinë ka dalë nga rruga dhe deri tani raportohet se ka humbur jetën një i mitur.

I mituri i pajetë është mundur të nxirret nga makina dhe është dërguar në morgun e spitalit të qytetit, ndërsa grupet e shpëtimit janë duke vijuar punën për nxjerrjen e personave të tjerë nga makina.

Paraprakisht dyshohet se edhe personat që janë në makinë të kenë ndërruar jetën, por ende nuk kemi asnjë informacion zyrtar të konfirmuar nga policia.

Sikurse shihet edhe nga pamjet ambulanca dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar për nxjerrjen e trupave dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.