Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan Librazhd, pranë fshatit Labinot Fushë ku një i ri 20 vjeçar duke drejtuar mjetin e tij duke përfunduar rreth 2 metra poshtë dhe duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Edhe pse në njoftimin e policisë thuhet se aksidenti ka ndodhur mesditën e së martës, nga dëshmitë e kalimtarëve dyshohet se aksidenti ka ndodhur gjatë natës dhe është identifikuar vetëm mesditën e sotme. Është dashur ndërhyrja e ekipeve zjarrfikëse për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga mjeti tej mase i dëmtuar. Zona është problematike përsa i përket aksidenteve rrugore, sidomos përsa i përket kalimtarëve. Mungesa e ndriçimit, mungesa e sinjalistikës e kanë bërë këtë aks rrugor më problematikun përsa i përket aksidenteve. Edlira