Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Elbasan-Librazhd mëngjesin e sotëm.

Aksidenti u shënua në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit, ndërsa mësohet se një automjet tip ML ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumin Shkumbin.

Policia dhe zjarrfikësja mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur nxjerrjen e personave që udhëtonin me këtë automjet.

Deri më tani janë konfirmuar dy viktima, burrë e grua, ndërsa katër persona të tjerë janë të plagosur rëndë, në gjendje të rëndë për jetën. Një prej tyre është një fëmijë dhe ndodhet në gjendje kome në spitalin e Traumës në Tiranë.

Burime për Elbasaninrws  bëjnë të ditur se familja që ndodhej në automjet është nga Kukësi, ndërsa ende nuk dihen identitetet e tyre.

Këto janë pamjet që vijnë nga vendngjarja, ku shihet trupi i pajetë njërit prej personave që ndodheshin në mjet, brenda në ujërat e lumit Shkumbin.