Tre prej pesë personave të plagosur nga aksidenti i rëndë që ndodhi ditën e djeshme në aksin “Elbasan-Peqin, janë në gjëndje të rëndë. Për këtë arsye ata janë dërguar në Spitalin e Traumës për ndërhyrje të specializuar.

 

Në aksidentin e ndodhur në Paulesh, mbetën të plagosur 5 persona, ndërkohë me dëmtime të lehta u paraqiten edhe 9 të tjerë.

Nga ky aksident i rëndë humbën jetën nënë e bir, që ndodheshin në mjetin tip “Benz”.

 

Një mjet tip “Benz” u përplas me një furgon pasagjeresh për shkak të lagështisë në rrugë dhe shpejtësisë së mjeteve.