Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kroaci ku një autobus shqiptar është përmbysur dhe si pasojë ka ndërruar jetë një person.

Bëhet me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 23:43 në autostradën A1 ndërmjet kryqëzimit Brinje dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit.

ADVERTISING

Mediat kroate informojnë se automjeti drejtohej nga një shtetas shqiptar, 58 vjeç,dhe ka devijuar majtas duke u përplasur me trafikndarësen e rrugës e më pas autobusi është përmbysur.

Në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin nëntë pasagjerë dhe shoferi. Një person ka vdekur, ndërsa disa persona janë lënduar dhe po trajtohen në spitalet e përgjithshme në Karlovac dhe Ogulin.Bëhet me dije se katër prej personave që janë lënduar, janë në gjendje të rëndë.

Të gjithë të lënduarit po marrin mjekim, një prej të cilëve u trajtua për traumë, një i aksidentuar ndodhet në reanimacion në gjendje kritike për jetën.

Dy ndër të plagosurit janë të mitur, por nuk janë në rrezik për jetën.

Autostrada në të cilën ndodhi aksidenti u bllokua përkohësisht ndërsa tashmë është hapur për të gjithë mjetet përjashtuar ato të tonazhit të rëndë.

Për shkak të kushteve dimërore në rrugë, auitoritetet kroate i këshilljnë drejtuesit e mjeteve që të rregullojnë shpejtësinë dhe stilin e vozitjes, të ruajnë distancën e sigurt ndërmjet automjeteve dhe të mos nisen pa pajisjet e duhura dimërore.

Disa persona thuhet se kanë mbetur të plagosur ndërsa ende nuk dihet cili ka qenë shkaku i këtij aksidenti.tch