Dy persona janë arrestuar nga policia në Elbasan me akuzën e “falsifikimi i leternjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve.

 

– Advertisement –

Me urdhër të Prokurorisë, në pranga u vunë shtetasit Dh.P dhe A.L.

 

Përmes një njoftimi policia bëri me dije se pas kryerjes së veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasit Dh.P. dhe A.L., në bashkëpunonin me njëri-tjetrin kryenin veprimtarinë e kundërligjshme të falsifikimit të dokumentave të ndryshëm si leje drejtimi, Letërnjoftime ID, leje qëndrimi etj., shqiptare dhe të huaja (italiane, belge, greke, bullgare, rumune etj.). Këtë veprimtari këto shtetas e kryenin kundrejt shpërblimit.

 

Në kuadër të veprimit simulues Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan ka sekuestruar dokumentat e falsifikuara me gjeneralitetet e krijuara (që janë fiktive).