Është arrestuar një 34-vjeçar në hyrje të Shqipërisë pasi akuzohet për veprën penale ‘prodhim dhe shitje të narkotikëve’.

 

 

 

Ndaj shtetasit me iniciale G.G., Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

 

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve ndaluan shtetasin në kërkim G. G., 34 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në hyrje të Shqipërisë“, thuhet në njoftimin e policisë.tch