ATSH/ Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann vizitoi sot një fermë bletësh e cila falë mbështetjes nga programi EU4Innovation ka arritur të zgjerojë aktivitetin e saj.

“Fantastike të shohësh sesi ‘AlpineBees’ është zhvilluar që nga viti 2019, kur filloi të marrë mbështetjen e programit EU4Innovation. Biznesi familjar është rritur nga 3 në 160 koshere bletësh. Ata prodhojnë mjaltë me cilësi të lartë përmes metodave tradicionale dhe novatore të vjeljes dhe bletarisë”, u shpreh ambasadorja Hohmann.

Ambasadorja theksoi se “‘Alpine Bees’ është një shembull i shkëlqyer sesi TeamEurope po mbështet sipërmarrësit e rinj novatorë në Shqipëri”.

“Ashtu si bletët që kanë nevojë për një mjedis të pastër për të dhënë një produkt më të mirë, ne po punojmë për të krijuar një mjedis ku të rinjtë shqiptarë mund të realizojnë idetë e tyre”, tha ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann.