PRAKTIKAT E MIRA TË BASHKISË 

ALTAX PUBLIKON RAPORTIN

 

Në kuadër të projektit “Monitorimi publik përmes ndërveprimit qytetar” nga qendra ALTAX, është zhvilluar ditën e sotme ne Elbasan një takim me përfaqësues të shoqërisë civile, kryetarin e bashkisë Elbasan dhe përfaqësues të Bashkisë.

Tema kryesore e këtij takimi ishte praktika e mirë e bashkisë së Elbasanit sa i përket uljes së shpenzimeve buxhetore dhe raportit miqësor me romët. Ekspertët e Ekonomisë të intervistuar nga Televizioni Skampa tregojnë qëllimin e këtij takimi, ndersa theksojnë se Bashkia e Elbasanit është një bashki model ne shumë drejtime.

 

Ekspertët në panel shpjeguan ndër të tjera shpenzimet dhe ballafaqimin e draft – buxhetit 2023 nën këndvështrimin e kërkesave qytetare, duke sqaruar edhe të dhënat që do të paraqiten në një Raport të thjeshtuar të treguesve financiarë të projekt buxhetit 2023.

Lidhur me Projekt buxhetin, por edhe vlerësimin si “Bashkia më miqësore me Romet” është shprehur edhe kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja.

Kryebashkiaku e vuri theksin tek investimet e shumta që ka bërë ky institucion për këtë komunitet, por edhe projektet që janë në plan për t’u realizuar.

Projekti ka në fokus të tij promovimin e transaparencës cilësore dhe llogaridhënies, bazuar te analiza e ekspertëve të shoqërisë civile që do të tentojnë të forcojnë zërin qytetar me argumenta teknikë dhe ligjorë.

Edlira XHERRI