
VIRXHINIA, 26 gusht /ATSH-ANSA/ – Gjigandi Amazon ka mbyllur shërbimin e telemjekësisë ‘’Amazon Care’’, duke i dhënë fund projektit ambicioz që synonte të revolucionarizonte industrinë amerikane të kujdesit shëndetësor.
“Nuk ishte një vendim i marrë lehtë dhe erdhi pas muajsh shqyrtimi të kujdesshëm,” tha Neil Lindsay, kreu i Shërbimit Shëndetësor të Amazon, në një komunikim të raportuar nga Financial Times.
“Ndërsa shumë aspekte të Amazon Care ishin tërheqëse, oferta nuk ishte mjaft e gjerë për klientët e mëdhenj që ishin në grupin tonë të synuar”, thekson Lindsay.
Analistët besojnë se mbyllja e Amazon Care nuk është një shenjë se Amazon synon të heqë dorë nga sektori i kujdesit shëndetësor prej 4 trilion dollarësh. /os/


























