CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë uroi sot popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ambasada theksoi në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale se SHBA pret të vazhdojë partneritetin e ngushtë me Shqipërinë

“Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”, thuhet në postimin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Shqipëria mbajti zgjedhjet parlamentare në 11 maj, ku fituese doli Partia Socialiste e cila fitoi mandatin e katërt qeverisës me 83 mandate. /j.p/