Kontributi i jashtëzakonshëm i Austro-Hungarezëve në njohjen e Shqipërisë si principatë e pavarur në 1913 , ndikimi pozitiv ne formimin e kombit shqiptar,dhe investimet e shumta të kryera në periudhën 1916-1918 si edhe ndikimi në fuqizimin e sistemit arsimor në Shqipëri gjatë asaj kohe kanë lënë mjaft gjurmë deri në ditët e sotme edhe në Qarkun e Elbasanit .Qëndrimi mbështetës i austro hungarezëve ka qenë në mjaft fusha ku në atë të arsimit kanë qenë me mjaft ndikim pasi në të gjithë Shqipërinë në një kohë të shkurtër u hapën prej tyre 1200 shkolla , një prej të cilave edhe në Labinot Katund në 10 Tetor 1917 . Me këtë rast Ambasodori i Austrisë në Tiranë në kuadër të 105 vjetorit të rihapjes së shkollës shqipe në Labinot Katund ka zhvilluar një vizitë në këtë institucion .Jam i lumtur qe jam i pranishem ne 105 vjetorin e shkolles se Labinot Katundit ku austro hungarezët kanë hedhur themelet e saj u tha ambasadori i austrisë në Tiranë ,nxënësve e mësuesve të kësaj shkolle gjatë bashkëbisedimit me ta .Ndihma e austro hungarezëve gjatë asaj periudhe ka qenë per përmirësimin e infrastruktures ,krijimin e administraten moderne , hapjen e sa më shunë shkollave dhe gjithçka tjetër në interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve .Ndërkohë edhe sot kur kanë kaluar 105 vite nga rihapja e kësaj shkolle Austria vijon mbështetjen e Shqipërisë në shumë aspekte.Edhe Elbasani mbetet në fokus të investimeve dhe mbështetjes austriake.Ndërkohë Studjuesi ,botuesi dhe publicisti Henri Çili e ka njohur me mjaft detaje interesante te kesaj zone te periudhes 1916-1918 përsa i takon ndikimit te austro -hungarezeve.Ndërkaq Agim Qoku, drejtor i shkolles “11 Dëshmorët ” në Labinot Katund ka falënderuar ambasadorin e Austrisë per mbeshtetjen e premtuar per permiresimin e infrastruktures se kesaj shkolle te hapur me kontrbutin e austro hungarezeve 105 vite me pare.




























