Në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm qeveria do të vijojë rritje ne pagave në administratën publike, një reformë që do t’i kushtojë taksapaguesve 39 miliardë lekë apo 390 milionë euro.

 

 

Edhe pse 1/3 e shpenzimeve publike vitin e ardhshëm shkojnë për mbrojtjen sociale të qytetarëve, si pensionet, spitalet apo bonusin e bebeve, ekspertët mendojnë se duhej një paketë për mbështetjen e konsumit

 

Nga krahu tjetër paketa fiskale që shoqëron buxhetin vitin e ardhshëm nuk pritet të ketë më përjashtime fiskale, ndryshe nga vitet e shkuara. Ekspertët shprehen se qeveria tashmë po përpiqet të krijojë një sistem fiskal me baza të forta dhe të pandryshueshëm.Qeveria parashikon që rritja ekonomike vitin e ardhshëm të jetë sërish e lartë në nivelin 3.8%, kjo më e lartë seç është parashikuar nga institucionet ndërkombëtare, që e parashikojnë në 3 – 3.2%.

 

Top Channel