Zgjedhjet për Parlamentin e ri Evropian do të mbahen në të gjitha 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian nga 6 deri më 9 qershor.

 

Rreth 370 milionë qytetarë kanë të drejtë vote në gjithë bllokun, por jo të gjithë do të dalin në zgjedhje.

 

 

Sipas një sondazhi së fundmi, rreth 71 për qind e të anketuarve synojnë të votojnë dhe kjo do të ishte një shifër tejet e mirë. Në zgjedhjet e kaluara, më 2019, dalja në zgjedhje në gjithë BE-në ishte 50.7 për qind.

 

Kjo shifër vlerësohej si e mirë, sepse ishte hera e parë që numri ishte rritur prej se zgjedhjet e drejtpërdrejta për Parlament filluan të mbahen më 1979, duke i dhënë fund një trendi të rënies së vazhdueshme të përqindjes së daljes në zgjedhje.

 

Natyrisht, dalja në zgjedhje ndryshon shumë nga vendi në vend. Në Belgjikë dhe në Luksemburg, ku hedhja e votës është e detyrueshme, dalja në zgjedhje ishte gati 90 për qind para pesë vjetëve, ndërsa në Republikën e Çekisë ishte vetëm 28 për qind dhe në Sllovakinë fqinje vetëm 22 për qind.

 

Për çfarë do të votojnë njerëzit në të vërtetë?

 

Qytetarët e BE-së do t’i zgjedhin 720 anëtarë të Parlamentit nga të gjitha vendet anëtare, bazuar kryesisht në madhësinë e popullsisë së secilit vend. Pra, Gjermania do të dërgojë më së shumti ligjvënës në Bruksel/Strasburg – 96 eurodeputetë – ndërsa Qiproja, Luksemburgu dhe Malta nga 6 sosh secila.tch