Ansambli Popullor “Isuf Muzyri” i Elbasanit mori pjesë me sukses në Festivalin e Këngëve të Vjetra Qytetare “Teuta”, edicioni i 14-të, i organizuar nga Qendra e Kulturës „Ilo Anteski Smok” në Tetovë.

Ky festival është një ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore për ruajtjen dhe promovimin e këngës qytetare dhe traditave muzikore të rajonit.

 

Në skenë, ansambli solli këngë dhe motive tradicionale qytetare që pasqyrojnë shpirtin dhe identitetin e Elbasanit, duke e bërë performancën të veçantë dhe të paharrueshme për publikun. Duartrokitjet dhe emocionet e pranishme dëshmuan për pranimin e ngrohtë që mori ansambli dhe vlerësimin e kulturës sonë.

 

Ky aktivitet është një mundësi e rëndësishme për të përfaqësuar traditat muzikore dhe artistike të Elbasanit jashtë vendit, duke nxjerrë në pah pasurinë kulturore të qytetit dhe rolin e saj në trashëgiminë kombëtare.

 

Përveç performancës artistike, ansambli falënderoi organizatorët për mikpritjen dhe për mundësinë e ofruar për një paraqitje dinjitoze të trashëgimisë kulturore elbasanase. Ky pjesëmarrje është një dëshmi e përkushtimit të artistëve lokalë për ruajtjen e traditave dhe promovimin e tyre për publikun më të gjerë.

 

Ansambli “Isuf Muzyri” vijon të jetë një ambasador i kulturës dhe muzikës qytetare elbasanase, duke kontribuar në fuqizimin e identitetit kulturor dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë sonë për brezat e rinj dhe publikun ndërkombëtar.

Edlira Xherri