Në një rrëfim të saj, Vjollca apelon të rinjtë të vaksinohen, si e vetmja zgjidhje për t’u kthyer drejt normalitetit.

“Frika ime më e madhe ishte mami. Kjo ishte dhe një nga arsyet më të forta që vendosa të vaksinohem. Pas vaksinimit të saj dhe timit, unë mund ta përqafoja më shpesh. Për të dalë nga kjo situatë, vaksinimi është drita në fund të tunelit”, shprehet Vjollca.

Ndaj ajo apelon fort se të rinjtë duhet të vaksinohemi për të mbrojtur ata që kanë nevojë.

“Duhet të jemi të përgjegjshëm, sepse shpesh nga kap vrulli i ditës. Duhet të mbrojmë ata që kanë më tepër nevojë. Është zgjidhja e vetme që kemi për t’u kthyer drejt normalitetit dhe duhet ta bëjmë”, apelon Vjollca. /a.a/