Në më shumë se 200 revista shkencore, studiuesit i kanë drejtuar një apel Organizatës Botërore të Shëndetësisë të shpallë krizën e klimës si emergjencë shëndetësore globale.
Studiues nga e gjithë bota i kanë kërkuar Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH që të shpallë krizën e klimës si gjendjen emergjence shëndetësore globale. Ndryshimi i klimës favorizon ndër të tjera edhe përhapjen e sëmundjeve dhe vështirëson sigurimin e ushqimit, sipas tyre.
Më shumë se 200 revista shkencore e publikuan njëkohësisht apelin e studiuesve që kjo gjendje emergjence të shpallet para pranverës 2024, kohë kur zhvillohet edhe Asambleja e Përgjithshme e OBSH. Këtu bëjnë pjesë edhe revista të njohura si “The Lancet” apo”The British Medical Journal”.
Sipas studiuesve është gabim i rrezikshëm të vështrohen ndarazi kriza e klimës dhe ajo natyrore, thuhet në apel. Shëndeti njerëzor dëmtohet direkt si nga kriza e klimës edhe nga humbja e llojeve në natyrë. “Kjo krizë e pandashme planetare do të ketë efekte të mëdha në shëndet, sepse mund të shkatërrojë sistemet sociale dhe ekonomike”, shkruajnë autorët
Tch

























