Arben Asllanit i besohet detyra e Drejtorit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor për qarqet Elbasan, Korçë dhe Berat.
Z. Asllani prej shumë vitesh tashmë jep kontributin e tij në sektorë të rëndësishëm në qytetin e Elbasanit.
Më herët ai ka drejtuar Drejtorinë Rajonale të Transportit Rrugor, Drejtorinë Rajonale të OSHEE dhe Uzinën e Lëndëve Plasëse në Mjekës Elbasan.