Shqipëria synon sot suksesin e radhës në grupin E të eliminatoreve të Euro 2024.
Në Arenën Kombëtare zbarkon Çekia, një nga rivalët direkt të kombëtares kuqezi për të mbërritur në Gjermani verën e ardhshme.UEFA ka përzgjedhur një arbitër holandez për gjykimin e kësaj “finaleje”. Ai është Danny Makkelie, i cili mban stemën e FIFA-s prej vitit 2011. Kjo nuk është hera e parë që Makkelie vjen në Shqipëri për të drejtuar një ndeshje të Kombëtares.
43-vjeçari ishte kryesori i përballjes Shqipëri-Hungari (1-0), sfidë e eliminatoreve të Botërorit Katar 2022. Që u zhvillua në “Elbasan Arena” në shtatorin e vitit 2021.
Përballje gjatë së cilës kryesoi tulipan nxirrte 4 herë kartonin e verdhë. Duke ndëshkuar Gjasulën, Çekiçin dhe Brojën për skuadrën tonë, dhe Orban për hungarezët.
Makkelie, i cili në profesionin e tij të parë është inspektor policie, gjykon prej vitesh në nivelet më të larta në futbollin ndërkombëtar. Ai ka drejtuar ndeshje të rëndësishme në Champions League, si dhe finalen e Europa League mes Interit dhe Sevillas (2020).tch



























