Një garë e fortë rezultoi në bashkinë e Belshit, ku në fund fitues u shpall kryebashkiaku aktual nën siglën e PS, Arif Tafani. 41 vota i mjaftuan Tafanit përkundrejt kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë, Fedri Qypi. Tafani, arriti të mbledhë në total 4536 vota (52.67%) dhe Qypi siguroi 4495 vota (49.77%). Belshi ka qenë një ndër qytet që është transformuar thuajse tërësisht pas investimeve që ka marrë kjo zonë nga qeveria shqiptare, duke e kthyer në një atraksion turistik gjatë gjithë vitit, ndaj qytetarët i votëbesuan sërish kandidatit të maxhorancës. Tafani është një ndër kryebashkiakët më jetëgjatë të kësaj bashkie, ku ka qenë disa herë në krye të këtij institucioni, ndërsa nuk kanë munguar as kryebashkiakëte djathtë që më herët kanë drejtuar këtë bashki.