Dy persona kanë rënë në prangat e policisë gjatë natës në Shkodër.
Si rezultat i kontrolleve u kap një 28-vjeçar, i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike
Po gjatë kontrolleve u arrestua në flagrance dhe një 24-vjeçar, për veprën penale largimi i të burgosurit nga vendi qëndrimit.
Si dhe është proceduar penalisht drejtuesi i automjetit me të cilin udhëtonin këta dy shtetas.
Në vijim të kontrolleve bazuar dhe në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kapën në vendin e quajtur “5 Heronjt”, në fshatin Dobraç, dhe ndaluan shtetasin Z. K., 28 vjeç, banues në fshatin Mushë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi L. K., 24 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi qëndrimit”, pasi ka thyer masën e sigurisë person me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, .
Gjithashtu u procedua në gjendje të lire shtetasi G. S., 43 vjeç, banues në fshatin Ndërlysaj, i cili drejtonte automjetin “Volkswagen Sharon” me të cilin po lëviznin këta dy shtetas.
Më datë 13.08.2024, në fshatin Postribë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet disa shtetasve, ka mbetur i plagosur me armë zjarri një 43-vjeçar.
Në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, vijojnë hetimet për të individualizuar përgjegjësinë penale të secilit prej shtetasve të implikuar në këtë rast.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel