Arrestohen ditën e sotme nga policia në flagrancë 3 shtetas, pasi kaluan në mënyrë të paligjshme kufirin.

Tre të arrestuarit janë të ndëshkuar edhe më parë disa herë, me masa administrative, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Të arrestuarit në flagrancë janë shtetasit G. K., 29 vjeç, banues në Berat, J. K., 27 vjeç, banues në Kuçovë dhe O. B, 20 vjeç, banues në Vlorë.

“Këta shtetas ishin paraqitur më parë në pikën kufitare të Kakavijës dhe pasi janë njohur nga Policia Kufitare me rregullin se duhet të vetëkarantinoheshin 14 ditë me shpenzimet e tyre, nuk kanë pranuar të hyjnë në territorin shqiptar e janë larguar përsëri në tokën greke dhe më pas kanë hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit të gjelbër, ku dhe janë kapur” njofton Policia Kufitare.

Policia bën me dije se këta shtetas përbëjnë rrezik potencial në përhapjen e pandemisë duke shmangur rregullat që duhet të zbatojnë në këtë rast.

/Ora News.tv/