Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Kulturës dhe  Sporteve Elbasan, z. Artin Kovaçi mirëpriti sot Kampionen Kombëtare  në ping pong Eris Kokoneshi.

Erisi shkëlqeu në Kampionatin Kombëtar të muajit Mars që u zhvillua në Gjirokastër, duke fituar të gjitha ndeshjet në kategoritë U15 dhe U19. Një performancë e jashtëzakonshme që tregon talentin, punën dhe përkushtimin e saj në sport. Z.Kovaçi uroi Erisin dhe trajneren e saj Greta Kovaçi, për kete sukses të meritur, duke theksuar se këto arritje e bejnë krenar dhe pret te tjera rezultate të shkëlqyera.

Me këtë trofe Eris Kokoneshi do të përfaqësojë Shqipërinë në të gjitha garat ndërkombëtare si kampione e Shqipërisë për vitin 2025.

Edlira Xherri Elbasaninews.al