Drejtori i përgjithshëm i Kulturës dhe Sportit pranë Bashkisë Elbasan z.Artin Kovaçi zhvilloi një takim në zyrën e tij me Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, z. Faisal Ghazi Hifzi, i shoqëruar nga Dr. Arben Ramkaj, Kryetar i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar si dhe Drejtor i Institutit Shqiptar për Dialog Kulturor dhe Ndërfetar.
Është hera e parë që Ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite z. Faisal Ghazi Hifzi, takohet me Drejtorin e përgjithshëm të Kulturës dhe Sportit z.Artin Kovaçi i cili edhe në emër të kryetarit të Bashkisë z.Gledian Llatja i uroi mirëseardhjen dhe e falenderoi për vizitën, si dhe e njohu me ecurinë e Kulturës dhe Sportit në Bashkinë Elbasan, me arritjet dhe sfidat, me projektet të cilat Kultura dhe Sporti presin qē të realizohen në qytet..
Më pas biseda vazhdoi me njohjet e ndërsjellta si dhe projektet midis dy vendeve tona, ku nuk munguat edhe dhuratat simbolike nga ana e të dy palëve.