Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të premten, udhëheqësit nga të gjithë cepat e globit vazhduan të bëjnë thirrje për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, dhe shumë prej tyre dënuan kërcënimin nga President rus Vladimir Putin për përdorimin e armëve bërthamore.

“Lufta e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, një mallkim që reflekton mentalitetin brutal të pushtimit dhe perandorisë”, tha Kryeministrit i ishullit të vogël Fixhi, Josaia Voreqe Bainimarama. “Pavarësisht nga fuqia dhe nga përmasat e tij, Fixhi nuk ka frikë të dënojë çdo vend që fillon luftë”.

“Ne në Paqësor, që kemi përjetuar tmerrin e pasojave të goditjes bërthamore, denoncojmë me forcë kërcënimin e zotit Putin për të përdorur armët bërthamore”, tha ai.

“Cili vend që pretendon se është çlirimtar, kërcënon të zhdukë vetë civilët që pretendon se po çliron?”, pyeti Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Arden, duke iu referuar kërcënimeve bërthamore të zotit Putin. “Kjo luftë është e bazuar në një gënjeshtër”.

Philip Pierre, Kryeministri i vendit të Karaibeve, Saint Lucia, tha se lufta në Ukrainë nuk sjell vetëm vdekje dhe tmerre, por e ka zhytur botën në kriza ekonomike, ushqimore dhe energjitike.

Botës mund t’i ishte kursyer kjo agoni humanitare dhe ekonomike, nëse sërish vendet dhe udhëheqësit e tyre do të respektonin dhe do t’i përmbaheshin parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara”, tha Pierre.

Është hera e parë që kur u bë kryeministër që ai ka dhënë miratimin publikisht për një zgjidhje me dy shtete.

 

Kushti i tij i vetëm, tha ai, është se duhet të ketë garanci të qarta sigurie për Izraelin.

 

“Ne kemi vetëm një kusht: që një shtet i ardhshëm palestinez të jetë paqësor”, tha ai të enjten.

 

Debati vjetor i Asamblesë së Përgjithshme vazhdon të shtunën me Kinën, Egjiptin dhe Etiopinë, midis vendeve që do të marrin fjalën në podium.

 

Top Channel