- Dekori i veçantë i vendosur në sheshin ” Genshër”, bulevardin e qytetit, si dhe në rrugër e qendrës e jo vetëm, i ka dhënë një bukuri magjepsëse Elbasanit për festat e fundvitit.
Shtëpizat e drurit do të jenë oazi i festave, ndërsa e gjithë shëtitorja do të ofrojë koncerte, lojëra e argëtim për fëmijët e të rritur deri javën e parë të janarit.
Kreu i Bashkisë Elbasan, Gendian Llatja, është kujdesur që këtë vit të ketë jo vetem një dekor mahnitës, por edhe një seri aktivitetesh festive dhe kulturore. Koncerte për fëmijë, evente artistike dhe aktivitete kulturore e pasurojnë atmosferën dhe të sjellin më shumë gëzim për të gjithë qytetarët. Të shumtë janë qytetarët që kalojnë çaste, duke skalitur momente të bukura me miq, dhe duke i ruajtur ata në foto.
Në këtë periudhë të Krishtlindjeve dhe Vitit të ri synohet që Elbasani të vazhdojë të mirëpresë një numër të lartë turistësh vendas dhe të huaj, nisur edhe nga tradita e viteve të kaluara.
Elbasaninews al Edlira Xherri



























