Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në qarkun Elbasan znj.Aulona Bylykbashi, ka zhvilluar një takim të veçantë me disa prej të rinjve më të talentuar të Elbasanit — kampionë në basketboll, peshëngritje, karate e pingpong.
Teksa i konsideroi të rinjtë si krenari dhe frymëzim për gjithë brezin e ri, Znj.Aulona Bylykbashi shprehu rëndësinë e përfshirjes së të rinjve ne sporte, duke theksuar angazhimin e saj për të mbështetur rininë dhe për ta bërë atë një shtyllë kryesore të zhvillimit në vend dhe jo vetem.
Znj. Bylykbashi theksoi ndër të tjera se
Sporti është më shumë se lojë — është disiplinë, shëndet dhe karakter. Për të gjithë këto arsye dhe rritjen e përfshirjes së të rinjve në sporte, në Bashkinë Elbasan është investuar në 6 fusha sportive dhe 5 palestra të reja në qytet.
Me një vizion të qartë për të ardhmen, kandidatja Bylykbashi, vijon takimet me komunitetin. Ndërsa premton se një nga pikat e programit të saj është rinia padyshim, dhe mbështetja e rinisë dhe talentet e saj!
Edlira Xherri Elbasaninews.al