Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste 🌹në qarkun Elbasan znj.Aulona Bylykbashi, vijon takimet çdo ditë ndersa thekson se i behet zemra mal kur të rinjtë, votues për herë të parë, e surprizojnë me mbështetjen dhe energjinë e tyre plot jetë për Aulona Team!

Znj.Aulona Bylykbashi shprehet se të rinjtë nuk presin — veprojnë, besojnë dhe janë të gatshëm të jenë pjesë aktive e Shqipërisë Europiane!

 

Kandidatja Bylykbashi, thotë ndër të tjera se Partia Socialiste është partia që frymëzon të rinjtë, sepse i dëgjon, i beson dhe i vendos në qendër.

“Ju do të jeni qytetarë europianë, me të njëjtat mundësi, të drejta dhe dinjitet si çdo bashkëmoshatar i juaji, kudo në Europë. E ardhmja është në duart tuaja — dhe më 11 Maj, të rinjtë do të votojnë PS dhe Aulona Bylykbashin, për ta çuar Shqipërinë drejt Europës që meritojmë të gjithë,-shkuan kandidatja Bylykbashi.