Sot për këngëtaren shumë të dashur për publikun, Aurela Gaçe është një ditë e veçantë, pasi ajo feston ditëlindjen. Artistja ka mbushur 47 vjeçe dhe moshën e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në Instagram.

Aurela u shpreh se përkundër kësaj moshe, po ndihet si 27 vjeçe.

“Iku edhe një vit, sot 47 kokrra. Por si ndihem, kështu si 27 xhan, si tip flakë, si tip zjarri”, ka shkruar Aurela në mbishkrimin e postimit.

Sa i pëket muzikës, Gaçe po vazhdon të jetë si gjithmonë shumë aktive, pasi vetëm pak javë më parë publikojë bashkëpunimin me Stine “SFL”.