Një 12-vjeçar mbeti i plagosur këtë mëngjes, pasi autobusi i linjës së Unazës në Tiranë është përplasur me motorin me të cilin i mituri po udhëtonte.

Rreth orës 08:45, në rrugën “Ferit Xhajko”, shoferi P. R., duke drejtuar autobusin është përplasur me motomjetin me drejtues H. Gj dhe si pasojë është dëmtuar pasagjeri i mitur në motor.

12-vjeçari ndodhet në spital, ndërsa nuk dihet gjendja e tij. Sipas policisë, një grup hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Tch