Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në një njoftim për shtyp, thekson se kandidatët duhet të jenë diplomuar për “Mjek Veteriner”.
Detyrat kryesore për vendet e shpallura janë: Identifikimi dhe regjistrimi i fermës blegtorale, zbatimi në praktik i profilaksive shëndetësore për sëmundjet në kafshë si dhe monitorimi i vazhdueshëm i fermës mbi shëndetin e kafshëve bujqësore.
Përkatësisht vendet vakante për punësimin e mjekëve veterinerë janë 7 në Drejtorinë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve në Shkodër, 9 vende në drejtorinë e Elbasanit dhe 5 në të Vlorës. /a.a/

























