ATSH-DPA/ – Tregu për drogat sintetike në Azi, duke përfshirë metafetaminën, po vazhdon të rritet, pavarësisht krizës së koronavirusit, raportoi sot OKB-ja.

“Ndërsa bota e ka zhvendosur vëmendjen në pandeminë e COVID-19, të gjitha të dhënat janë që prodhimi dhe trafikimi i drogave sintetike dhe kimikateve vazhdojnë të jenë në nivele rekord”, deklaroi Jeremy Douglas nga Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin (UNODC).

Sipas një raporti të ri të agjencisë, që mbështetet në të dhënat nga viti 2019 dhe në disa raste deri në tremujorin e parë të vitit 2020, përfundimet janë befasuese.

“Është e vështirë të imagjinohet se krimi i organizuar ka arritur përsëri të zgjerojë tregun e drogës, por kjo gjë ka ndodhur”, theksoi Douglas. / /sara/ a.jor.