TIRANË, 28 maj /ATSH/ Kryetari Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se arritjet në sektorin e Bujqësisë janë të kënaqshme, ku vetëm në katër muajt e parë të vitit janë 37 mln euro më shumë eksporte.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Balla thekson se sot vendi ynë konkurron me gjigantët e prodhimeve bujqësore, Spanjën dhe Turqinë.
“Sot ne konkurrojmë me gjigantët e prodhimeve bujqësore, Spanjën dhe Turqinë. Në katër muajt e parë të vitit janë 37 mln euro më shumë eksporte dhe mendoj se në fund të këtij viti do të arrijmë në 550 mln dollar eksporte në bujqësi, që do të thotë se do të jemi as më shumë as më pak 3.7 herë më shumë nga sa ishim në vitin 2013”, shkruan Balla.
“Festa e Serave të Gjelbërta. Një traditë që mblodhi së bashku në fshatin Suk 1 fermerë dhe grumbullues të produkteve bujqësore. Synimi kësaj feste është promovimi i produkteve bujqësore, duke rritur potencialet e bujqësisë dhe investimeve në teknologji dhe modernizimit të kushteve të serave. Nga Shqipëria nisen çdo ditë kamiona plot me perime drejt Suedisë, Danimarkës, Gjermanisë, Austrisë e kudo në Europë”, tha Balla.
“Sot ne konkurrojmë me gjigantët e prodhimeve bujqësore, Spanjën dhe Turqinë. Në katër muajt e parë të vitit janë 37 mln euro më shumë eksporte dhe mendoj se në fund të këtij viti do të arrijmë në 550 mln dollar eksporte në bujqësi, që do të thotë se do të jemi as më shumë as më pak 3.7 herë më shumë nga sa ishim në vitin 2013”, theksoi Balla.


























